Sport

Ministri Hajrulla Qeku e konfirmon datën e përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit

Shtatorja e legjendës Fadil Vokrri do të përurohet me 9 qershor, në tri-vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Zeri.info.

Është Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Qeku, i cili ka deklaruar në seancën e Kuvendit të Kosovës se më 9 qershor do të përurohet shtatorja e legjendës së futbollit dhe ish-kryetarit të FFK-së.

Qeku i është përgjigjur në këtë mënyrë, pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Do ta përparojmë më 9 qershor në përvjetorin e vdekjes. Sa i përket parkut të Fadil Vokrrit, nuk do ta bëjmë sepse nuk ka vend të mjaftueshëm sipas kushteve të UEFA-s, kjo nuk na lejohet”, ka deklaruar Qeku.

Shtatorja e Vokrrit do të vendoset në Prishtinë hyrje të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve