
Skuadra gjermane Werder Bremen ka konfirmuar mungesën disa javore të Milot Rashicës.
23 vjeçari u lëndua kundër Fortuna Dusseldorf në fundjavën e kaluar, pasi zgjati muskulin.
Si pasojë Rashica nuk do të luaj kundër Hoffenheimit dhe Augsburgut në Bundesligë.
Megjithatë ekziston rreziku që mesfushori të mos luaj edhe për Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme kundër Çekisë dhe Anglisë.