Sport

Milot Rashica flet për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës

Pasi mungoi në ndeshjen e parë ndaj Gjeorgjisë, Milot Rashica është rikthyer në grup me Kombëtaren dhe është gati për dy ndeshjet e tjera që zhvillohen në këtë muaj.

Miloti sot gjatë stërvitjes doli në një konferencë për shtyp ku foli rreth fitores ndaj Gjeorgjisë dhe dy ndeshjeve të radhës që ata i luajnë në “Fadil Vokrri”.

“Po normal dëshira kish me qenë shume e madhe me qenë pjesë me ta edhe me i ndihmu bashkëlojtarëve, por ata e kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë edhe besoj qe me këtë fitore është kthyer edhe motivimi edhe shpresojmë që me luajt edhe më mirë ndeshjen tjetër.

I pyetur për momentin më të mirë të lojës së kaluar:

“Pjesa më e mirë ka qenë goli besoj sepse ajo e ka bërë diferencën po edhe lojtarët kanë luajt të gjithë të bashkuar, kanë luftuar shumë për njëri-tjetrin edhe nuk janë dorëzuar deri në momentin e fundit kështu që besoj që këtë duhet me tregu edhe ndeshjet e tjera për të pasur sukses.

“Besoj që ka ardhur pikërisht në momentin e duhur për shkak se kemi pasur disa rezultate jo të mira më herët edhe motivimi është shumë më i madh kështu që shpresojmë të vazhdojmë kështu.

I pyetur për dy ndeshjet e ardhshme, Miloti theksoi se ata duhet të përdorin motivimin e lojës së kaluar për të kërkuar një rezultat pozitiv.

“Po normal dy ndeshje shumë të vështira por besoj që me përdorë motivimin e ndeshjes së kaluar edhe në dy ndeshjet kemi me hy për fitore edhe shpresojmë me dalë me rezultat pozitiv.

Lojtari i Norwich nuk u largua pa i përmendur edhe tifozët që do të jenë një numër i konsiderueshëm në stadium.

“Dëshira e madhe e imja dhe e gjithë neve kish me qenë me i pasë të gjithë ata këtu po normal edhe ata që kanë me qenë besoj qe kanë me na përkrahë edhe kemi me i gëzu”, ka përfunduar 25-vjeçari.

Kosova dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për “Katar 2022”, do t’i luajë me 5 dhe 8 shtator, ndaj Greqisë dhe Spanjës, të dyja në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk