Sport

Milot Rashica e dribloi në mënyrë maestrale kundërshtarin, shpërthejnë rrjetet sociale

Ndeshja e të shtunës në Bundesliga ndërmjet Werder Bremen dhe Freiburg u mbyll pa gola (0:0), ashtu që skuadrat i ndanë pikët.

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, luajti nga minuta e parë në atë takim duke marrë një vlerësim mesatar për paraqitjen e tij.

Sidoqoftë, nuk kanë munguar lëvizjet spektakolare të 24-vjeçarit gjatë asaj sfide.

Një moment që ka spikatur dhe ka tërhequr vëmendjen e faqeve sportive ka qenë çasti kur Rashica me një lëvizje mashtruese me thembër ia futi topin nën këmbë Nicolas Hofler dhe e nxori ekipin e tij përpara.

Faqja e popullarizuar 433 e ka publikuar këtë moment me përshkrimin: “Pse duhej t’ia bëje ashtu?”.

Nga 20 ndeshje të zhvilluara, Werderi ka regjistruar pesë fitore, tetë barazime dhe shtatë humbje, ndërsa mban vendin e 11 në tabelë me 23 pikë.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Sport

Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës

Sport

Bylbyl Sokoli: Prita më shumë nga këta dy lojtar, e kam të çartë se çfarë duhet të ndryshojë

Sport

Kështu ndryshon tabela në Superligë pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot