Sport

Milot Avdyli kërkohet nga skuadrat evropiane

Superliga e Kosovës në futboll është duke shënuar gjithmonë rritje sa i përket kualitetit të futbollistëve.

Një nga talentët i cili pritet shumë shpejtë të transferohet në ndonjë ekip evropian është Milot Avdyli i cili mbron ngjyrat e skuadrës mitrovicase, Trepça ’89.

Talenti vushtrrias sezonin e kaluar e shkroi emrin e tij në librat e historisë së futbollit kosovar, si një ndër shënuesit më të rinj në Superligë.

Gazeta “Sheshi” ka kontaktuar me futbollistin i cili ka treguar se ka interesim nga disa klube evropiane dhe se shpreson që me Trepçën ’89 të ngritët edhe me lartë në tabelë.

“Me ekipin e 89-shit presim që të ngjitemi edhe më lartë në klasifikim pasi që nuk e meritojmë pozitën aktuale ku ndodhemi. Besoj që do ia dalim pasi që kemi një ekip me shumë cilësi”, tha Avdyli.

Kujtojmë që talentët kosovarë janë nën ‘radarin’ e menaxherëve evropian.

Avdyli e ka konfirmuar për “Sheshin” se është në bisedime me disa skuadra evropiane, por që ende nuk ka diçka konkrete.

“Jam në bisedime me disa skuadra evropiane, por asgjë nuk ka konkrete. Edhe ekipet vendore kanë shprehur interesim për shërbimet e mija”.

“Dy klube janë në Evropë që kanë shprehur interesim për shërbimet e mija, njëra garat i zhvillon në Zvicër dhe tjetri ekip në Austri”, shtoi më tutje 18-vjeçari.

Ëndrra e çdo futbollistit është që një ditë të luajë në top ligat evropiane, ashtu sic ëndërron edhe Avdyli.

“Ëndrra ime është të luaj në ndonjë ekip në top 5 liga evropiane për ta treguat potencialin dhe kualitetin që posedoj”, përfundoi talenti vushtrrias.

18- vjeçari ka qenë pjesë e Shkollës së Futbollit “Kurda” ku pastaj u transferua te Trepça ’89.

Postime të ngjajshme
Sport

Erdin Hashani: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Kupën e Kosovës

Sport

Zyrtare: Klubi i madh kroat ia beson detyrën e trajnerit, Paolo Tramezzanit

Sport

Trepça ’89 huazon yllin e Ballkanit

Sport

Tahir Batatina tregon shumën që një skuadër paguan për të kryer përgatitjet në Antalya