Show Bizz

Miley Cyrus kopjon Elvana Gjatën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të huajt tani kopjojnë kreativitetin e artistëve tanë!

Elvana Gjata njihet si ndjë nder artistet shqiptare që gjithmonë ka sjellë stil të ri dhe modern, si në muzikë ashtu edhe në dukje dhe videoklipet e saj gjithmonë të realizuar me shumë profesionalizëm.

Artistja gjatë këtij viti ka qenë shumë e angazhuar në projekte të reja, duke publikuar vazhdimisht këngë që janë shndërruar hite, gjatë gjithë sezonës së verës e madje edhe gjatë gjithë këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa videoklipi i bukur i Elvanës, më i fundit që ka publikuar, siç duket ka inspiruar edhe këngëtaren me famë botërore, Miley Cyrus.

Këngëtarja e njohur amerikane ka publikuar dje me videoklip këngën e saj të re të titulluar ‘Slide Away’. Për një ditë, kjo këngë ka arritur që t’i mbledhë mbi 6 milionë klikime.

Por ajo që vërehet në videon e publikuar është ngjashmëria me skenat e këngëtares së njohur shqiptare, Elvana Gjatës.

Në videon e këngës “A m’don” të Elvana Gjatës ka ngjashmëri të dukshme të skenave me videon e këngës ‘Slide Away’ të Miley Cyrus.

Elvana Gjata këngën e ka publikuar më 8 gusht të këtij viti.

 

Miley gjatë muajit të kaluar ka vizituar për herë të parë një vend shqiptar, pasi ka ardhur në Kosovë për të performuar në festivalin ‘Sunny Hill’.

E pikërisht gjatë kësaj periudhe për Mileyn është për folur shumë për ndarjen e saj pas një kohe të shkurtër që qëndroi e martuar me Chris Hemsworth.

E kjo këngë flet pikërisht për këtë ndarje, ndërsa Miley shfaqet si një vajzë që është e ngopur nga festat.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto