Show Bizz

Miley Cyrus i dedikon një këngë ndarjes nga Liam Hemsworth

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në mesnatë, Miley publikoi këngën e saj të re, “Slide Away,” që mesa duket i dedikohet ndarjes nga Liam Hemsworth.
Miley dhe Liam deklaruan ndarjen të shtunën, por prej kohësh qëndronin larg njëri-tjetrit. Miley la të kuptohej se po regjistronte këngë të reja pak ditë më parë.

Miley dhe Liam ishin bashkë për dhjetë vjet dhe ndaheshin e bashkoheshin shpesh. Pasi u ndanë për herë të fundit,

Miley u prononcua për herë të parë në Instagram. “Mos e kundërshtoni evolucionin sepse s’do të fitoni ndonjëherë. Porsi mali në të cilin po qëndroj, që dikur ishte nën ujë, i lidhur e Afrikën, ndryshimi është i pashmangshëm. Dolomitet nuk u krijuan brenda natës. U deshën miliona vite që të formohej kjo bukuri madhështore. Babi më thotë gjithnjë: ‘Natyra s’nxiton ndonjëherë, e s’është kurrë vonë.’ Zemra më mbushet me paqe dhe shpresë sepse e di që është e vërtetë. Më mësuan të respektoj planetin dhe proceset e tij dhe pikërisht të njëjtën gjë do të bëj dhe me veten,” shkruan Miley.

Në një intervistë për GQ, Hemsworth tha se e dinte që në fillim se do të martohej me Miley-n. “Isha 18 vjeç kur njoha Miley-n,” nisi ai. “Ramë në dashuri shpejt dhe kishim një lidhje shumë të fortë. E dija që ne do të përfundonim bashkë, por s’kishim në plan një dasmë”.

E! raportoi se Miley luftoi për martesën me Liam dhe s’donte të hiqte dorë. “Miley s’ka ndërmend të kërkojë divorcin,” tha burimi. “Ajo donte që kjo martesë të funksiononte dhe është ende e gatshme t’i japë kohën që nevojitet. Por tëjetuarit në publi i ka vështirësuar gjërat. S’di çfarë të bëjë.”

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto