
uventusi e ka mposhtur Milanin me rezultat 3-1 në ndeshjen që u luajt në San Siro dhe i takoi javës së 16-të në Serie A
Zonja e Vjetër kështu ia shkaktoi humbjen e parë në këtë sezon Kuqezinjëve, shkruan Reporteri.net
Golat për fitoren e madhe të Juventusit u shënuan nga Chiesa 18′, 62′ dhe McKennie 76′, derisa për Milanin golin e vetëm e shënoi Calabria 41′.
Megjithatë, edhe pas kësaj humbje Milani vazhdon të jetë lider në Serie A me 37 pikë.
Në anën tjetër Juventusi zë pozitën e katërt me 30 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.