Sport

Milani merr një pikë në minutat e fundit ndaj Veronës

Mbyllet takimi i vlefshëm për javën e shtatë në Serie A ndërmjet Milanit dhe Veronës, raporton “Zeri.info”.

Milani ka marrë një pikë shumë të vështirë në shtëpi ndaj Veronës në stadiumin “San Siro”.

Verona kaloi e para në epërsi pas gjashtë minutave lojë me futbollistin Barak që e “tundi” rrjetën e “Rossonerëve”.

Milani pësoi golin e dytë pas 13 minutave lojë, pasi që futbollisti “kuqezi”, Calabria shënoi në portën e skuadrës së tij për rezultatin 0:2.

“Rossonerët” u rikthyen në lojë, duke e ngushtuar epërsinë në 1:2 me një autogol të Magnanit, ndodhi kjo në minutën e 27-të.

Milani kishte mundësi të artë ta barazonte rezultatin në minutën e 65-të me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic që nuk shënoi nga 11 metërshi i penalltisë.

Por, golin e barazimit Milani e gjeti në minutën e 93-të, me suedezin Zlatan Ibrahimovic që shënoi për rezultatin përfundimtar 2:2.

Milani me këtë pikë mbetet në vendin e parë në Serie A me 17 pikë, dy më shumë se vendi i dytë.

Kurse, Verona zbret në vendin e 8-të me 12 pikë gjithsej. /Z

Postime të ngjajshme
Sport

Sharri ndalet nga Rahoveci, ja rezultatet e ditës në Ligën e Dytë!

Sport

Ballkani vazhdon me fitore, Munishi kërkon përmirësime në këtë repartë

Sport

Devolli: Nuk na mposhti Ballkani

Sport

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 14-të