Sport

Milani humb duke pranuar dy gola në fund të ndeshjes, Liverpooli e shkel Porton

Milani ka gabuar në San Siro, duke shpërdoruar epërsinë 1-0 në minutat e fundit, për të humbur 1-2, Griezmann 84’ dhe Suarez në shtesë shënuan për fitoren e Atletico Madrid. Në sfidën tjetër të Grupit B, Liverpooli e ka shkel Porton, duke e mundur 5-1.

Milani është befasuar midis San Siros, duke u mposhtur 2-1 nga Atletico Madridi, sfidë që pati gjithçka dhe në fund zgjatë 11 minuta më shumë se zakonisht, ani pse u dhënë vetëm 6 minuta shtesë.

Vendasit e nisën mirë takimin duke shënuar golin e epërsisë me anë të Rafael Leao, që realizoi për 1-0.

Por, gjithçka ndryshoi nga minuta e 29’, kur Kessie u përjashtua me të kuq.

Milani arriti t’i bëjë ballë sulmeve të Atleticos cvetëm deri në minutën e 84’, kur Antoine Griezmann barazoi në 1-1.

Deri në fund, në minutat shtesë Atletico arriti të bëjë përmbysjen e madhe, Luis Suarez shënoi për 2-1.

Milani pati 11 minuta shtesë, ani pse në ekran ishin dhënë 6, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit, duke humbur kështu një ndeshje që e mendonin si të fituar.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit