Sport

Milani e shpërblen Zlatan Ibrahimovicin pas dy golave kundër Interit

Milani është i vendosur t’ia zgjasë kontratën Zlatan Ibrahimovicit, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren e kuqezinjve kundër Interit në derbi të shtunën në Serie A.

Sulmuesi 39-vjeçar e mposhti koronavirusin dhe shënoi dy herë në Derby della Madonnina, për t’ia siguruar Milanit një fitore 2:1, transmeton Gazeta Express.

Ibra e humbi penalltinë, por shënoi nga topi i kthyer pas pritjes së Samir Handanovic, para se ta shënonte golin e dytë në portën boshe nga një pasim i Rafael Leaos.

Suedezi nuk ka shkëlqyer vetëm në derbin kundër rivalit të qytetit këtë fundjavë, por që prej se iu ribashkua klubit në janar.

Ai i ka shënuar katër gola në dy ndeshje në Serie A këtë sezon.

Ibrahimovic ka kontratë me Milanin deri në verën e viti 2021, por kuqezinjtë dëshirojnë më patjetër t’ia zgjasin atë edhe më shumë.

Postime të ngjajshme
Sport

Rrëfim i rrallë: Nuhiu tregon rivalët për titull, pse nuk po luajnë transferet e reja dhe problemin e madh që do e ketë Drita në pranverë

Sport

Nëntë ndeshje të mbetura, kjo është data kur mbyllet stinori vjeshtor në futboll

Sport

Kryetari i Lipjanit tregon pse Arbëria nuk po mund t’i luajë ndeshjet në stadiumin e qytetit

Sport

Liga e Veteranëve vjen sot me dy super ndeshje