Sport

Milan Skriniari nëse largohet nga Inter, të shkojë në Real Madrid

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një përfaqësues pretendon se mund ta shoh Milan Skriniari të shkojë në Real Madrid para Barcelonës dhe Manchester Cityt nëse ai largohet nga Interi.

Raportet në Spanjë sugjeruan gjatë fundjavës që Barcelona dhe Reali ishin të gatshëm për të bërë betejë për Skriniarin.

Sidoqoftë, Mithat Halis beson se Los Blancos janë më afër me klientin e tij. “Skriniar vlen 100 milionë euro”, ka thënë fillimisht Halis për gazetën AS.

“Real Madridi dhe Barcelona kanë garuar për transferimin e tij për dy vjet. Tani për tani, Reali është më afër arritjes së një marrëveshje me Interin sepse ata duan dhe kanë nevojë për lojtar shumë më tepër se Barcelona. Real Madridi duhet të kërkojë alternativa për Ramos dhe Varane, gjë që shpjegon qasjen e Madridit ndaj lojtarit të Interit. Unë mund ta shoh Milan Skriniarin duke shkuar në Madrid”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv