Sport

Milan – Juventus, këta futbollistë do të mungojnë në derbin e madh të Serie A

Milani dhe Juventus përballen të mërkurën në një ndeshje mes të barabartësh, si rrallëherë gjatë viteve të fundit, ku bardhezinjtë kanë dominuar, duke fituar 9 tituj rresht.Milani tashmë është ringritur dhe ndihet i fortë dhe gati për t’i lënë “targën” bardhezinjve. Por para kësaj ndeshje disa nga lojtarët kryesorë të të dy ekipeve nuk do të jenë të pranishëm.

Te Juventusi mungesat janë Morata dhe Alex Sandro. I pari është i ndëshkuar, ndërsa Sandro rezultoi sot pozitiv për Covid-19. Të dy lojtarët janë titullarë stabël për Pirlon. Te Milani lista e të dëmtuarve është më e gjatë.

Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers u stërvitën veçmas ditën e sotme dhe me shumë gjasa nuk do të jenë të pranishëm në fushë në ndeshjen e së mërkurës. Një betejë e madhe, por pa disa “të mëdhenj” brenda ajo mes “Zonjës” dhe “Djallit”.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës