Sport

Milan – Juventus, formacionet e mundshme

Milan – Juventus është gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë për sezonin 2019/2020.

Me fillim nga ora 20:45, në ‘San Siro’ Milan pret Juventusin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

‘Rossonerët’ mund të heqin dorë nga strategjia e tyre e fundit, por do të mbajnë Zlatan Ibrahimovic si sulmues të vetëm, në skemën 4-2-3-1.

Në anën tjetër, Juventus do të fillojë me 4-3-1-2, me Aaron Ramsey që pritet të jetë pas Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybala në fazën e sulmit.

Juventusit do t’i duhet një rezultat i mirë nga kjo përballje, para asaj të kthimit në ‘Allianz Stadium’ në fillim të muajit mars.

Formacionet e mundshme:

Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic

Juventus: Buffon; De Sciglio, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Cristiano Ronaldo, Dybala

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Kryeministri Hoti i gëzohet fitores së Liverpoolit

Sport

Deklarata e javës vjen nga Ismet Munishi

Sport

Sahiti: Drita duhet të luante ndaj Prishtinës, çka nëse do të shkonin në grupe, a do t’i shtyhej gjithë kampionati?

Sport

Përfundon super ndeshja, Liverpool - Arsenal