Lajme

Mijëra ushtarë amerikanë “pushtojnë” Shqipërinë

Defender 21”, do të zhvillohet në Shqipëri. Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe shumëkombëshe, që sipas asaj çka u deklarua vitin e kaluar, do të përqëndrohej në Detin e Zi dhe në Ballkan.

Por tani është vendosur. Tetë mijë ushtarë amerikanë do të mësyjnë shqipërinë në periudhën fund maji-qershor të këtij viti, ndërkohë që ushtria shqiptare, dhe vetë Shqipëria, pritet të tregojë “forcën” në organizimin e eventeve të tilla të mëdha.

Ditën e djeshme, në analizën vjetore të ushtrisë shqiptare për 2020, gjithë debati u përqëndrua në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin tonë, në kuadër të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes, akoma nuk ka nxjerrë sesa do të jetë buxheti që do të vihet në dispozicion të kësaj stërvitjeje shumëkombëshe dhe nga do të dalin paratë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura general major Bajram Begaj kërkoi impenjimin maksimal të komandave të Forcave tokësore, Detare dhe Ajrore, komandës Mbështetëse, Akademisë dhe njësive autonome të bëjnë gati planin e masave për këtë stërvitje, që do të zhvillohet në fillim të fushatës elektorale në vend, pavarësisht kushteve të Pandemisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore