
Klubi i volejbollit Fushë Kosova më qëllim që të paraqitet sa më mirë në Superligën e Kosovës, ka arritur marrëveshje që të rikthej në klub super lojtaren Mihane Gashani.
Mihanja karrierën e saj e ka filluar pikërisht ne klubin e Fushë Kosovës, mirëpo kapaciteti i saj ne pozitën e pranueses i ka hapur rrugë që të ketë përvoja edhe ne klube tjera, ku është paraqitur gjithmonë me shumë suksese.
Përkundër të gjithave Mihanja nuk e harroj klubin ku e nisi pasionin dhe ka vendosur që të ndihmoj klubin e saj te zemrës qe të ketë paraqitje sa më të mira në kampionatin 2019/2020.
Këtë vit me vonesë ishte ftuar edhe në reprezentacionin e Kosovës U19 dhe padrejtësisht nuk ishte në listën përfundimtare.
Kryesia e klubit i dëshiron mirëseardhje Mihanes dhe se bashku me lojtaret tjera u uron shumë suksese dhe paraqitje sa më të mira. /BlicMedia.net