Lajme

Miftaraj vë bast një drekë 50 euro: Dashuriçka mes Kurtit dhe Vjosës nuk zgjat më shumë se një vit

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar marrëveshjen mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, duke vënë bast se nuk do të zgjasë më shumë se një vit, shkruan Gazeta Metro.

Miftaraj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka vënë bast se “dashuriçka” mes dy palëve nuk do të zgjasë as një vit.

“Ve bast nje dreke modeste deri 50 Euro se dashuriçka ne mes te Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk do te zgjas me teper se nje vit kalendarik, respektivisht 365 dite nga sot”, ka shkruar Miftaraj.
Shkrimi i plotë:

Ve bast nje dreke modeste deri 50 Euro se dashuriçka ne mes te Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk do te zgjas me teper se nje vit kalendarik, respektivisht 365 dite nga sot.

Osmani do ta akuzoj Kurtin se ka shkelur parimet e vendosura ne marreveshjen e dates 14 janar 2021!

Kurti do te ia permend se ne kohen kur nuk ke GUXUAR te garosh e vetme, VV te ka dhene super hapesire prej 10 vendeve ne listen zgjedhore.
Aleancat politike ne Kosove jane te destinuara te deshtojne. Nga miq ne armiq dhe anasjelltas nga armiq ne miq!.

Postime të ngjajshme
Lajme

IKSHPK bënë thirrje për zbatimin e masave kufizuese

Lajme

Bëhet promovimi i librit “Krime serbe në Kosovë”

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë

Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh