Lajme

Miftaraj del me propozim 4 pikësh për uljen e tensionit në veri

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dalë me një propozim 4 pikët për uljen e tensioneve në veri të vendi.

Sot është dita e pestë e protestës në Jarinje, ku situata po vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident. Kjo protestë erdhi si pasojë e zbatimit të reciprocitetit për targat e veturave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka renditur katër pika për uljen e tensioneve në veri të Kosovës:

“1. Kryeministri Kurti takon komandantin e KFOR-it dhe i kerkon qe ne pajtim me marrreveshjen Kosove-NATO, KFOR te marr persiper ruajtjen e sigurise ne afersi te pikes kufitare ne Jarinje. KFOR te kete prezence te shtuar ne pikat kufitare dhe te kujdeset per sigurine e doganiereve dhe policeve te rregullte ne veri te Republikes.

2. Trupat e Njesise Speciale te Policise se Kosoves te kthehen ne Prishtine, pasi e kane perfunduar me sukses misionin qe iu eshte kerkuar.

3. Marreveshja per targat vazhdon te zbatohet, ne pajtim me vendimin e qeverise se Republikes se Kosoves.

4. KFOR po ashtu te sigurohet qe te gjitha rruget ne veriun e Republikes te jene te hapura per qytetaret, me theks te veçante serbet, te cilet jane viktimat kryesore te politikave ditore te Presidentit Vuçiq dhe grupeve kriminale ne ate pjese te Republikes se Kosoves”. /gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Sa vota më shumë është Ardian Gjini përpara Mimoza Kusarit?

Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Lajme

Zhduket një vajzë në Klinë