Sport

Mici flet nga Tirana

FC Prishtina është duke qëndruar tash e disa ditë në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë për të kryer stërvitjet e fundit në prag të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.

“Bardhekaltrit” sot kanë mbyllur stërvitjen në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, derisa mbrojtësi Gledi Mici ka folur për faqen zyrtare të klubit.

Mici ndër të tjera ka thënë se në futboll nuk ka favori, andaj duhet që ai dhe shokët ta japin maksimumin.

“Kemi gjetur kushte mjaftë të mirë nga akomodimi në hotel deri tea to për stërvitje. Kemi bërë shumë mirë që kemi ardhur katër ditë para ndeshjes, që të ambientohemi me klimën, sepse këtej është duke te 6-7 gradë më nxehtë”, ka thënë Mici.

“Ekipi duket në formë të mirë, i përqendruar, thjesht jemi të qetë që të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin që i kemi dhënë vetes”, shtoi ai.

“E kam dëgjuar të gjithë të thonë se këto janë ndeshje të lehta dhe Prishtina është favorite, por në futboll nuk ka asnjëherë favorit, pasi që të tre ekipet janë kampione në vendet e tyre dhe përderisa janë kampione duhet të kenë cilësi dhe bëjnë gola. Kështu që të ulim kokën të jemi maksimal të përqendruar dhe të japim maksimumin tonë, sepse në futboll asnjëherë nuk i dihet”, tregoi Mici.

Prishtina më 22 qershor në stadiumin “Elbasan Arena” luan nga Folgorenit në raundin e parë të fazës preliminar të Ligës së Kampionëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Sport

Reali tregon çmimin për Iscon