Ekonomi

MFPT, mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me Vlerë, për vitin 2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se sot do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me vlerë, për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Ekonomi

BKS po punon për heqjen e policës së sigurimit me Malin të Zi

Ekonomi

FMN, bën thirrje vendeve të bien dakord mbi taksën "e domosdoshme" globale

EkonomiLajme

Këto janë tri profesionet që paguhen më së shumti në Kosovë

Ekonomi

Google Alphabet gjeneroi ngritje me 162% në një rekord prej 17.9 miliardë dollarë