Sport

Mezanin nuk e kënaq fitorja bindëse ndaj Flamurtarit, ja çfarë kërkon ai nga ekipi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Gjilanit ka reaguar mirë pas humbjes në derbi ndaj Dritës (1-0), teksa në kuadër të javës së tetë ka triumfuar në udhëtim me rezultat bindës 4-1 te Flamurtari, shkruan Gazetasheshi.com.

Për kryetrajnerin Gentjan Mezani kjo fitore është shumë e rëndësishme, ndërkohë që tregon brengat e tij në lidhje me repartin e mbrojtjes te ‘kuqebardhët’

“Ne fituam ndeshjen, por kundërshtari na krijoi shumë. Nuk jam edhe shumë i kënaqur, sidomos me reparin defansiv. Nuk duhet humbur përqendrimi dhe nuk duhet neglizhuar pasi që u ndëshkuam. Kemi disa gjëra akoma për të rregulluar, megjithatë duhet të mbetemi të kënaqur me këtë fitore”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”.

Tekniku vlonjat goli gjithashtu për ndeshjet e radhës dhe orarin e ngjeshur, teksa thekson faktin se vazhdimisht kërkon nga skuadra që të shohin nga ndeshjet e radhës.

“Kemi një orar të ngjeshur para vetës dhe ne duhet ti përshtatemi. Futbollistëve u kërkoj gjithmonë që të shikojnë para për ndeshjen e radhës, sepse ky është mentaliteti im. Kemi marrë sot një tre pikësh dhe qysh tani fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoi Mezani.

Gjilani tashmë renditet i pesti me 15 pikë të tubuara.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv