Sport

Mezani tregon çfarë po i mungon Gjilanit!

Gentjan Mezani është i kënaqur me barazimin në shtëpi ndaj rivalit për titull, Ballkanit.

Trajneri i gjilanasve theksoi pas ndeshjes që skuadrës po i mungojnë sulmuesit që i ka të dëmtuar, përcjellë Gazeta Olle.

“Ishte një ndeshje shumë e fortë për dy skuadrat. Nuk arritëm t’i shfrytëzojmë mundësitë tona që i patëm. Në pjesën e dytë shtuam presionin në fushën e Ballkanit, por nuk arritëm të shënojmë”, deklaroi Mezani për Art Sport.

“Trepikëshi do të ishte i madh për vazhdimësinë, por skuadra ka nevojë të përmirësohet dhe të komponohet me futbollistët që kanë ardhur”.

“Shpresoj që sa më shpejtë të na afrohen lojtarët që na mungojnë, sepse në këto tri ndeshje kemi bërë mirë”.

“Ndoshta jam i kënaqur me angazhimin si me Llapin ashtu edhe sot, por na mungojnë ato goditjet para portës”, shtoi Mezani.

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Kujtim Shalës vazhdon me formën e mirë, shënon në Gjermani

Sport

Ballkani nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë, ja cila skuadër e mposhti e fundit

Sport

Juventus – Barcelona: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes më të zjarrtë të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sport

Brugge - Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Vedat Muriqin