Sport

Mezani merr lajme të mira, katër titullarë rikthehen nga lëndimet

Gjilani në vikend zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të edicioni, me ç’rast ballafaqohet me rivalin e përjetshëm FC Dritën.

Tashmë “kuqebardhët” kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë takim, ndërkohë që katër titullarët e kësaj skuadre, të cilët ishin në dyshim për shkak të lëndimeve kanë vijuar normalisht me seancat stërvitore gjatë gjithë javës, shkruan Gazetasheshi.com.

Franc Veliu, Ylber Kastrati, Ardit Hila dhe Arbër Çyrbja priten të jenë të gatshëm për kryetrajnerin Gentjan Mezani, i cili tashmë ka disa opsione më shumë për këtë përballje.

Të gatshëm priten të jenë edhe Erlis Frashëri dhe Muhamed Useini, të cilët gjithashtu kishin vuajtur nga lëndimet.

Tomislav Busiç dhe Keita Razak priten të jenë mungesat e vetme për Gjilanin në përballje ndaj Dritës, e cila në këtë takim futet me ekip të kompletuar për dallim nga rivalët e tyre lokal.

Postime të ngjajshme
Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin

Sport

Formacionet zyrtare: Arsenal - Leicester City

Sport

Bernard Berisha shënon një supergol