Sport

Mezani: Dëmtimet e shumta na kanë krijuar probleme, por këto janë objektivat e Gjilanit

Gentian Mezani është rikthyer në stolin e Gjilanit pas pesë javëve mungesë, raporton Gazeta Olle.

Tekniku shqiptar në kohën sa mungoi u zëvendësua me mjaftë sukses nga Sallah Sherifi i cili arriti rezultate fasionuese.

Tashmë Gjilani gjendet shumë afër dy skuadrave lidere, Dritës dhe Ballkanit.

Trajneri i “Skifterave” është prononcuar për mediumin shqiptar “PanoramaSport”, ku ka treguar për objektivat e skuadrës dhe ecurinë e kampionatit.

“Të them të drejtën, shpresoja të shkonim akoma më mirë, por dëmtimet e shumta në repartin e sulmit na kanë krijuar shumë probleme. Gjithsesi, e përgjithshmja është pozitive dhe shpresojmë që të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje”

“Objektivat pa diskutim që janë Kupat e Europës, por sipas gjendjes së renditjes ne do të kërkojmë edhe diçka më shumë”, përfundon trajneri.

Gjilani luan në vikend një ndeshje interesante që e përballë kundër Drenicës.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita superfavorite, bastoren nuk e bëjnë hesap Llapin

Sport

Ja cila është skuadra e vetme që i ka fituar 5 ndeshjet e grupeve të Champions-it këtë sezon

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit që takoi Maradonën

Sport

Luhet sot superndeshja Drita – Llapi