Sport

Mezani deklarohet pas debaklit të pësuar nga Trepça ’89

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gentjan Mezani e di mjaft mirë problemin e skuadrës së tij, ani pse është i bindur në kualitetet që ka.

Tekniku vlonjat është shprehur u zhgënjyer pas disfatës së thellë përballë Trepçës ’89 (4-1) në kuadër të javës së parë të Superligës, shkruan Gazetasheshi.com.

“Diçka që duhej të ndodhte e që na kthen në realitet dhe ta kuptojmë futbollin kosovar sepse ishte rezultat i thellë dhe nuk përbihet dot”, deklaroi ai për “Super Sport Kosova”.

“Besoj nga java e ardhshme lojtarët do të jenë me këmbë në tokë”.

“Transferimet nga Shqipëria nuk e kanë kuptuar lojën në Kosovë, nuk janë të bindur në cilësinë e futbollit këtu”.

“Futbolli është i vështirë dhe ky është një faktor që unë jam munduar t’iu bëjë të ditur lojtarëve para ndeshjes, por që nuk kam mundur t’iu ngulisë në kokat e tyre këtë gjë”, përfundoi ai.

Gjilani e sheh vetën në pozitën e fundit pas javës së parë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv