Sport

Mevlan Zeka rikthehet në stërvitje me klubin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sulmuesi i KF Feronikelit, Mevlan Zeka, i është kthyer stërvitjeve me klubin pas një lëndimi që pësoi javë më parë.

Zeka nuk kishte arritur të paraqitej as në miqësoren e 10 gushtit ndaj Milanit, pas lëndimit serioz që pati në muskuj, pikërisht në formën më të mirë që po kalonte pas garave evropiane.

Sidoqoftë, vendosshmëria e tij për të qenë sa më shpejtë pjesë e klubit, bëri që të rikthehet në fushë në kohë rekord, pas vetëm katër javëve, nga lëndimi që zakonisht merr dy muaj.

Sulmuesi nga Gjakova tani është kthyer në stërvitjet me KF Feronikelin, nën urdhërat e trajnerit të ri malazez, Dejan Vukicevic.

Gjatë ditës së sotme, Zeka, pati vetëm vrapime të lehta ndaras nga grupi, duke tentuar që të rikthehet sa më shpejtë së bashku me grupin e bashkëlojtarëve, ka njoftuar klubi i Feronikelit. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv