
Sot fillon edicioni i ri i garave në Superligën e Kosovës.
Skuadra kampione e Kosovës Feronikeli do të përballet me Drenicën.
Para kësaj sfide tejet të rëndësishme në një prononcim për BlicMedia ka folur ylli i skuadrës, Mevlan Zeka.
“Gjithmon derbi lokal sjell një interesim të madh. Është fillimi i kampionatit dhe duhet që nga fillimi të jemi serioz deri në fund”, ka thënë fillimisht Zeka.
Mevlan Zeka nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Feronikelit kundër Drenicës pasi ka pësuar një lëndim i cili do ta mbaj jashtë fushave të blerta për dy javë.
“Unë do të mungojë dy ndeshjet e para shkaku i një lendimi që kam pësuar ditë më parë në trening dhe besoj që do të kthehem shumë shpejt, që të jem i gatshëm për ndeshjet e radhës”, ka deklaruar Mevlan Zeka për BlicMedia.
Feronikeli – Drenica zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me fillim prej orës 17:00.