Sport

Mevlan Zeka deklarohet për herë të parë si futbollist i Ballkanit

Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Portieri Kenan Haxhihamza janë zyrtarizuar sot nga skuadra e Ballkanit, shkruan BlicMedia.

Mevlan Zeka ka nënshkruar kontrat 2 vjeçare me skuadrën nga Suhareka.

Pas këtij transferimi sulmuesi gjakovar ka ardhur me.disa fjalë në rrjetet sociale.

“Njejte sikur topi i futbollit qe rrokulliset, edhe karriera jonë si futbollist ndryshon.Sot në një ekip, nesër në tjetrin.Prandaj miq dhe dashamir,dua të ju informoj se që nga sot jam pjesë e klubit futbollistik FC Ballkani.Falenderoj presidentin e klubit Arsim Kabashi,Drejtorin Avni Bytyqi, Trenerin Ismet Munishin dhe Idriz Hajrizi për interesimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ma dhuruan që të jem pjesë e klubit.Unë si lojtar i këtij klubi,do të jem shumë i përkushtuar dhe do e jap maksimumin tim në mënyrë që të kemi suksese dhe të korrim fitore.Do ti mbroj me respekt ngjyrat e këtij klubi.Mirë se ju gjej tifozë dhe qytetarë të Suharekës !
I juaji,Mevlan Zeka”, ka shkruajtur Zeka në profilin e tij. /A.G/BlicMedia.net

Postime të ngjajshme
Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë

Sport

Reagon Prishtina, tregon se a do të testohet pas kontaktit me kryeministrin Hoti

Sport

Përfundon ndeshja dramatike në Wembley, kjo skuadër i bashkohet Premierligës

Sport

Lampard fillon pastrimin, 10 lojtar mund të largohen nga Chelsea