Lajme

Metodat mesjetare të ndërtimit mund të ndihmojnë në riparimin e Notre Damit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas zjarrit që përfshiu katedralen Notre Dame në prill, filloi një debat mbi mënyrën më të mirë për të riparuar katedralen gotike në lavdinë e saj të mëparshme, përmes metodave mesjetare të ndërtimit. Një kështjellë mesjetare, në një zonë rurale franceze, mund të ofrojë disa nga përgjigjet për riparimin e katedrales së Notre Damit. Kështjella e Guedelonit, në rajonin qendror Burgundi të Francës, po pajiset me frëngji të reja.

Që kur guri i parë u vendos më 1997, ekuipazhi ka përdorur vetëm teknika të ndërtimit të periudhës mesjetare. Kjo u ka dhënë atyre përvojë të çmueshme praktike në ndërtimet e stilit mesjetar, për të cilën bashkë-themeluesja e Projektit, Maryline Martin thotë se mund të jetë e dobishme për restaurimin e Katedrales së Notre Damit.

Ata mund t’ua mësojnë punonjësve në Katedralen e Notre Damit aftësitë që zdrukthëtarët e shekullit të 21 nuk i posedojnë më, thotë Stephane Boudy, zdrukthëtar në punëtorinë e kështjellës së Guedelonit.

Gurët në Guedelon janë gërmuar me dorë, duke përdorur çekiç druri dhe dalta. Mjetet mesjetare dhe praktikat e punës janë hulumtuar me kujdes duke përdorur burime të dokumentuara dhe duke ekzaminuar rrënojat e kështjellave.

Kemi bërë një numër të madh provash dhe gabimesh, thotë zyrtarja e komunikimit Sarah Preston.bEdhe pse kullat ikonike dhe dritaret e trëndafilave të Notre Damit u shpëtuan nga zjarri, rikthimi i katedrales në karakterin e saj origjinal do të jetë një detyrë e ndërlikuar.

Ndërsa ekipi i Kështjellës së Guedelonit nuk do të përfshihet në restaurimin aktual, njohuritë e tyre teknike mesjetare në mënyrë që ato të qëndrojnë edhe për 800 vite të tjera, prandaj, do të ndihmojnë arkitektët dhe shkencëtarët që po vlerësojnë gjendjen strukturore të katedrales së Notre Damit para fillimit të punës./voa/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat