
Këto ditë mund të jenë të fundit për Mesut Ozil në fanellën e Arsenalit.
Siç raporton Daily Mirror, ish reprezentuesi gjerman mund t’i jap lamtumirën Arsenalit, për t’u transferuar në MLS.
Agjenti i lojtarit ka qenë në Uashington, ku ka pasur kontakte me drejtues të klubit DC United.
Ky transferim duket shumë i mundshëm kur dihet situatën aspak të mirë të lojtarit në Londër, pas problemeve me banditët.
Një kalim në MLS, do të ishte edhe një qetësi për familjen e tij, të trazuar në ditët e fundit.