Sport

Messi zbulon momentin më të mirë në karrierën e tij te Barcelona

Lionel Messi ka folur në konferencën e tij për shtyp në Camp Nou edhe për momentin më të mirë në karrierë te Barcelona.

Ylli argjentinas ka sqaruar gjithçka për vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona pas gati 20 viteve karrierë profesionale.

Ai mes lotësh mezi dha lamtumirën e tij, teksa tha se shpreson që të kthehet një ditë.

Messi gjithashtu zbuloi edhe momentin më të mirë te Barcelona.

“Momenti më i mirë këtu? Ky është shumë i vështirë. Kam përjetuar shumë gjëra këtu, por ndoshta momenti në të cilin kam debutuar”.

“Kjo ishte ëndrra ime e realizuar. Unë gjithmonë do ta mbaj mend atë moment”, ka thënë Messi.

Ndryshe, Messi që nga debutimi i tij me Barcelonën, ka zhvilluar plot 778 ndeshje, duke shënuar 672 gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar