Sport

Messi zbulon momentin kur kuptoi se duhej të largohej nga Barcelona

Lionel Messi ka mbajtur një konferencë për media në ambientet e stadiumit “Camp Nou”.

Ndër të tjerash, Messi në fjalimin e tij lamtumirës ka treguar edhe për momentin kur i treguan se duhej të largohej nga Barcelona, shkruan Demokracia.com.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se për të do të jetë më e vështirë kur do largohet përfundimisht sot.

“Kur e kuptova ishte si një dush i ftohtë. Po mundohemi të mësohemi me realitetin në çdo mënyrë. Kur të largohem nga këtu sot do të jetë edhe më e vështirë. Por, njerëzit e mi i kam afër dhe do të vazhdoj të luaj futboll. Dhe kur të filloj do të ndihem më mirë” – tregoi Messi.

Paris Saint-Germaini pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i 34-vjeçarit që ia kushtoi dy dekada Barcelonës.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar