Sport

Messi s’do ta këtë numrin 10 në PSG

Në videon paralajmëruese të Messi në PSG është zbuluar pak a shumë se Messi nuk do ta këtë numrin ikonë 10 në fanellën e tij.

Këtë numër e bartë Neymar derisa është thënë që Messi ka qenë ai që e ka refuzuar këtë numër, edhe pse Neymar ia ka ofruar atij.

Në videon që PSG ka postuar në rrjetet sociale e ku paralajmërohet ardhja e Messit në zhveshtore shihen dy fanellat e yllit të PSG-së, Neymar dhe Mbappe derisa një ulëse e zhveshtorës është e zënë e ku duket një peshqir i bardh e ku me gjasë pritet që të zyrtarizohet edhe numri i Mesit.

Mbrëmë është shkruar se Messi mund ta këtë numrin 30, numër të cilin e ka bartur në fillim të karrierës në Barcelonë. Një opsion tjetër është edhe numri 19, një numër tjetër që Messi e kishte në fillet e karrierës në klubin katalunas.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane