Sport

Messi lojtar i lirë, Laporta zbulon problemin e madh për vazhdimin e kontratës

Superylli argjentinas, Lionel Messi nga sot (1 korrik) ka mbetur pa skuadër pasi i ka skaduar kontrata me Barcelonën.

Për 34-vjeçarin kjo është hera e parë në karrierën e tij që mbetet si lojtar i lirë pa skuadër, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, rinovimi i kontratës pritet të ndodhë kur Messi të rikthehet nga Kupa e Amerikës.

Presidenti i Barcelonës, Laporte ka deklaruar se dy palët kanë dëshirë të vazhdojnë kontratën, megjithatë ai ka zbuluar një problem.

“Ne duam që Lionel Messi të qëndrojë, të njëjtën dëshirë ka edhe ai. Gjithçka është në rrugën e duhur, FPF (Fair Play Financiar) në kushtëzon, por jemi në proces të gjetjes së zgjidhjes më të mirë për të dy palët“, deklaroi Laporte për El Transistor.

Messi dhe Barcelona pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të re deri në vitin 2023.

Postime të ngjajshme
Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova

Sport

Superlajm për Edon Zhegrovën

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato