Sport

Messi largohet nga Barcelona në verë

Një nga futbollistët më të mirë në glob, Lionel Messi me gjasë do të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicion.

“Le Parisien” raporton se ky është një shans historik për PSG-në dhe sheikët e pasur nga Katari për ta bërë realitet ëndrrën e klubit kryeqytetas, shkruan “Zeri.info”.

Drejtuesit e kampionit të Francës e kanë vëzhguar situatën e Messit te Barcelona andaj duan ta ribashkojnë atë me Neymarin në “Parc des Princes”.

Argjentinasi nuk u largua nga “Camp Nou” në fillim të këtij edicioni, por kontrata e tij skadon në verë, andaj ai mund të largohet në verë si futbollist i lirë.

Manchester City dhe Interi janë përmendur shpesh si destinacionet e tij të mundshme, por së fundmi edhe Paris Saint-Germain.

Ndryshe, Messi e kishte kërkuar largimin nga “Camp Nou” në verën që lamë pas, por që klubi nuk e kishte lejuar një gjë të tillë.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e kryen stërvitjen e parë në Antalia, konfirmohen tri ndeshje miqësore

Sport

ZYRTARE: Drenica prezanton futbollistin brazilian

Sport

Arbër Hoxha në top formë, ja si i dribloi të gjithë mbrojtjen e skuadrës polake

Sport

Arbëria paraqitet shumë mirë, por mposhtet nga Akhmat Grozny