Lajme

Mësohet shkaku i shpërthimit të bombolës së gazit në Gjilan, policia jep detaje

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në depon e një shtëpie në lagjen “Shadërvan” në Gjilan, ka pësuar lëndime të rënda trupore trupore pronari i shtëpisë.

Policia njofton sot se shpërthimi i bombolës së gazit dyshohet të ketë ndodhur nga ndezja e cigares.

Gjithashtu njoftohet për dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura.

“Shadërvani i artarëve, Gjilan 07.08.2021 – 10:49. Është raportuar për një shpërthim në depon e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili kur kishte hyrë në depo kishte ndezur cigaren dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos. Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor. Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19