Sport

Mësohet se kur do ta mbrojë titullin, Haxhi Krasniqi

Robin Krasniqi, pritet të rikthehet në ring më shpejt sesa që ishte menduar.

Boksieri nga Juniku, do ta mbrojë titullin e Botës gjatë muajit janar më së largu gjatë muajit shkurt.

Promoteri i SES, Ulf Steinforth ka thënë se do të diskutojë me të dyja palët dhe do të vendosë për një datë të mundshme, shkruan Indeksonline.

“Së pari ne flasim me të dy boksierët se si i planifikojnë planet e tyre stërvitore. Pastaj do të shohim se cilat data janë të mundshme dhe cilat vendndodhje janë të mundshme“, ka thënë Steinforth.

“Fakti është që nuk ka boks gjatë sezonit të Krishtlindjeve. As pak kohë më pas. Kështu që fundi i janarit 2021 është koha më e hershme e mundshme. Meqenëse ARD-ja luan një rol vendimtar si një transmetues, shkurti është gjithashtu nën diskutim“.

Vendi i meçit varët nga ecuria që do të sjellë pandemia. Haxhi Krasniqi e ka shprehur dëshirën e tij që titullin e Botës ta mbrojë në Kosovë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa

Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas

Sport

Drita pësoi humbje nga Ballkani, Nuhiu flet për kartonin e kuq

Sport

Mësohet edhe orari: Ja kur luhen ndeshjet dhe cila transmetohet në Klan Kosova