Sport

Mësohet orari i ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

Katër skuadra elitare të evropës kanë mbetur në garë të Ligës së Kampionëve.

Manchester City e Chelsea nga Anglia, Real Madridi nga Spanja dhe PSG-ja nga Franca, janë katër gjysmëfinalistet e këtij sezoni, shkruan Gazeta Olle.

Duke u bazuar nga shorti, Real Madridit do të takohet me Chelsean, dhe PSG-ja me Manchester Cityn.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 27 dhe 28 prill, kurse ato të kthimit me 4 dhe 5 maj.

Reali do të zhvillojë sfidën e parë ne Di Stefano me Chelsean të martën me 27 prill, derisa sfidën e kthimit në Angli, në Stamford Bridge të mërkurën me 5 maj.

 

Derisa City do të zhvillojë ndeshjen e parë në Francë, në Parc des Princes të mërkurën me 28 prill, kurse të kthimit në shtëpi me katër maj.

Postime të ngjajshme
Sport

Skenarët që e shpallin Prishtinën kampion këtë fundjavë

Sport

Liridon Leci flet për festimin e tij me shqiponjë: Ishte koha kur Xhaka e Shaqiri kishin bërë këtë gjë ndaj Serbisë

Sport

Liga e Parë, sot do të mësohen dy skuadrat që futen në Superligë

Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit