Lajme

Mësohet mosha e 5 të plagosurve nga sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në xhaminë “Dine Hoxha”. Një shtetas i identifikuar si Rudolf Nikolli ka hyrë në ambientet e xhamisë në fjalë dhe ka plagosur 5 persona të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se të plagosur nga ky sulm me thikë janë shtetasit:

Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Postime të ngjajshme
Lajme

I moshuari: S’kam pasë virus, sot dyshoj që e mora këtu

Lajme

Arben Vitia shkarkon dy zyrtarë të shëndetësisë

Lajme

Citaku: E tmerrshme, nëna ime ka pritur katër orë për të marrë vaksinën Anti Covid

Lajme

Snajperisti gjerman i Koshares i komenton Vjosa Osmanit, ia poston foton nga qendra e vaksinimit