
Është caktuar termini i tërheqjes së shortit për fazën e 1/4 e finales së Kupës së Kosovës.
Çiftet e kësaj faze do të mësohen me 18 shkurt (e enjte) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, më fillim nga ora 12:00, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar: Prishtina, Drenica, Llapi, Feronikeli, A&N, Istogu dhe Dukagjini.
Kujtojmë që edhe në këtë fazë të garave do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje me sistem eliminimi.