Lajme

Mësohet identiteti i polices kosovare që u gjet e vdekur në varreza!

Sot në varrezat e qytetit të Gjilanit është gjetur pa shenja jete një zyrtare policore.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për Ajtene Islami me gradë rreshtere.

Islami ishte pjesë e operativës rajonale në Policinë e Kosovës.

Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani. //frontonline.net/

Related posts
Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *