Sport

Mësohet çmimi për të cilin Interi pranon të heqë dorë nga Lukaku

120 milionë euro, kjo është shifra marramendëse që mund ta shtyjë Interin ta lërë të largohet Romelu Lukakun.

100 milion euro plus Marcos Alonso, kjo ishte oferta e parë e Chelsea për Romelu Lukakun.

Tani mësohet se Blutë mund të shtojnë edhe 20 milionë euro të tjera, ofertë që do të ishte vështirë e refuzueshme nga Interi.

Kampionët e Italisë kanë nevojë për para dhe nga ana tjetër do të bënin figurë të mirë nëse vetë Romelu Lukaku do të shtynte për t’u rikthyer te Chelsea.

Kuptohet që oferta e bërë e ka vënë Interin në pozitë, madje në Itali raportojnë se po mendojnë edhe për lëvizjet në sulm nëse Lukaku shitet te kampionët e Europës.

Njëri prej tyre është Duvan Zapata, një sulmues që e njeh mirë Serie A dhe garanton gola.

Atalanta, që është pranë afrimit të Tammy Abraham, mund të heqë dorë nga sulmuesi i tyre.

Tjetri është Joaquin Correa, të cilin trajneri Simone Inzaghi e njeh mirë për shkak se e ka pasur nën urdhra gjatë kohës që drejtonte Lazion.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane