
Antoine Griezmann luajti për Barcelonën të premtën e kaluar me fanellën me numër 17 dhe si duket do të vazhdojë për pjesën e sezonit me atë numër.
Ai preferonte numrin 7, anipse ‘pronari’ i saj, Philippe Coutinho, u largua në drejtim të Bayernit të Mynihut si huazim, Griezmann nuk mund ta marrë, shkruan Reporteri.net
Rregullat zyrtare të La Ligas thonë që futbollisti duhet ta bartë fanellën me numrin zyrtar për një sezon të tërë.
Nëse marrëveshja për Coutinhon do të zyrtarizohej vetëm disa ditë më parë, atëherë Griezmannit do t’i plotësohej dëshira.
Bayerni ka marrë Coutinhon në huazim deri në fund të sezonit, me mundësi për ta blerë për shumën e 120 milionë eurove.
Ndërkohë, Griezmann do të shpresojë se Bayerni do ta bëjë blerjen e Coutinhos që t’ia lirojë numrin për sezonin tjetër./Reporteri.net/