Sport

Mësohen rezultatet e votave të tifozëve të 12 klubeve që themeluan Superligën Evropiane

Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë e klubeve themeluese dolën me rezultate bindëse kundër krijimit të Superligës Evropiane në një sondazh të krijuar nga faqja e njohur sportive Forza Football.

Të dielën në mbrëmje u njoftua se 12 klube kishin vendosur themelimin e një të ashtuquajture Superliga Evropiane, e cila nuk kishte mbështetjen e asnjë prej rregullatorëve të futbollit.

Gjashtë klubet e madhe tradicionale të Ligës Premier ishin pjesë e grupit, së bashku me Juventusin, Interin dhe Milan nga Italia, si dhe Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid nga Spanja.

Reagimi i ashpër nga bota e futbollit, përfshirë protestat nga tifozët, panë që gjashtë të mëdhenjtë e Ligës Premier të tërhiqen dhe të mos marrin pjesë.

Faqja e njohur sportive Forza Football ka bërë një sondazh me tifozët e 12 klubeve me pyetjen: A e mbështeteni krijimin e Superligës Evropiane?

Tifozëritë e secilit klub janë përgjigjur veç e veç në këtë sondazh, ndërsa rezultati ishte më se i pritur.

11 nga 12 tifozëritë e klubeve dolën me rezultate bindëse kundër krijimit të Superligës Evropiane, ku rezultati përfundimtar ishte 95-5 në favor të mos-themelimit.

Klubi i vetëm, tifozët e të cilit votuan më shumë pro krijimit të Superligës Evropiane ishte Juventusi, me 52 për qind pro, 48 kundër.

Tifozët e Arsenalit ishin ata që kundërshtuan më shumë me vetëm 11 për qind pro, ndërsa pas tyre erdhën ata të Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Në anën tjetër, tifozëritë e dy klubeve tjera pas asaj të Juventusit që ishin në numër më të madh pro formimit ishin ato të Real Madridit dhe Milanit.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien