Sport

Mësohen gjyqtarët e deleguar për ndeshjet e mesjavës në Grupin A dhe B të Ligës së Parë

Në mesjavë do të zhvillohet edhe xhiroja e tretë e Ligës së Parë në Grupin A dhe B, ku tani janë deleguar edhe gjyqtarët, shkruan Sheshi.info

Në Grupin A do të zhvillohen disa ndeshje interesante ku në derbin lokal A&N – Liria, ndarja e drejtësisë i është besuar Përparim Jakupit i ndihmuar nga asistentët Arsim Sadiku dhe Visar Hyseni.

Kurse të ndeshja Trepça – Vëllaznimi, gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Qëndrim Vata i ndihmuar nga asistentët Arton Latifi dhe Visar Kupina.

Ndërsa në Grupin B njëra nga ndeshjet me interesante pritet të jetë ajo në mes Fushë Kosovës dhe Ferizajit e cila do të gjykohet nga Dylot Brahimi i ndihmuar nga asistentët Fisnik Rama dhe Kastriot Peci.

Ndërkaq në takimin Flamurtari – Vitia, gjyqtari kryesor është Egzon Dakaj me asistentët Visar Kelmendi dhe Arnold Bacaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 5-të, Çaka përsëri në kryendeshje