Sport

Mësohen çiftet e raundit të katërt në “Carabao Cup”, favoritët me short të lehtë

Janë mësuar çiftet e raundit të katërt në “Carabao Cup” pas ndeshjeve të 1/16 së luajtura mbrëmë.

Shorti për fazën tjetër është hedhur menjëherë, me favoritët që kanë pasur fat.

Chelsea do të mirëpres në “Stamford Bridge” skuadrën e Southamptonit.

Arsenali që kaloi tutje me lehtësi do të ketë punë me Leeds Unitedin në Londër.

Liverpooli për dallim nga të tjerët ka shortin më të lehtë ngase ballafaqohet me Prestonin.

West Ham Unitedi që eliminoi Manchester Unitedit, këtë raund ka punë me rivalin e tyre, Manchester Cityn.

Ndeshjet e raundit 1/8 të këtij kompeticioni do të luhen gjatë javës që fillon më 25 tetor 2021.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit