Sport

Mesfushori i talentuar largohet nga Arbëria

Kujtim Qeli ka vendosur të largohet nga KF Arbëria, raporton Gazeta Olle.

Mesfushori që pati rol kyq në inkuadrimin e skuadrës në Superligë, nuk e pati të njejtën minutazhë edhe në elitën e futbollit vendor.

Arbnor Morina nuk i besoi atij minutat që priste, duke preferuar mesfushor me më shumë përvojë si Bruqi, Zabërgja dhe Shaqiri.

E pikërisht këto janë ndër arsyet që e kanë shtyrë mesfushorin e ri të largohet nga “Stuhia e Kuqe”.

Qeli e bëri publik lajmin për ndarje të rrugës me skuadrën nga Dobraja përmes rrjetit social facebook.

Shkrimi i futbollistit:

Te dashur shok dhe dashamir, pas 3 viteve ne kete familjen te madhe sot pas nje bisede me drejtuesit e klubit kam vendosur ti jap fund aventures ne klubin e Arberise.
3 vite sakrifice,mund dhe ne fund shperblim ku e arritem qellimin historik se bashku me shoket e skuadres pra inkuadrimin ne Superlige.
Faleminderit kryetarit te klubit per korrektesine dhe perkrahjen si nga ana financiare ashtu edhe morale
Per klubi tim te ri do te njoftoheni ditet ne vijim.
Respekte, Kujtim Qeli

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERKUPA LIVE: Prishtina – Drita

Sport

Ballkani përballet me gjigantin ukrainas në Antalia

Sport

Drita dhe Prishtina përballen në Turqi, luhet për trofeun e parë të vitit

Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak