
Zgjim Mustafa duket se tashmë e ka shënuar ‘golin e jetës’. Mesfushori i njohur gjilanas e ka kurorëzuar lidhjen disa vjeçare me të dashurën e tij, derisa së fundmi kanë vendosur edhe t’i ndërrojnë unazat për të celebruar fejesën e tyre, raporton Gazetasheshi.com.
Mustafa zgjodhi Stambollin, kryeqytetin e mrekullisë për ta ndërruar statusin e tij jetësor, teksa tashmë mund të konsiderohet se i ka dhënë fund beqarisë.
Ish-mesfushori i shumë skuadrave në vend si Gjilani, Drita, Ferizaj dhe së fundmi Dardana, ka vendosur t’i ndajë me miqtë e tij disa nga momentet më të mira na ceremonia e fejesës.
Pamjet e Mustafës dhe partneres së tij mund t’i ndiqni mëposhtë: