
Mesfushori i njohur, Atdhe Grajqevci, ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Superligës së Kosovës, KF Drenica,
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, Atdhe Grajqevci ka konfirmuar se ka prishur marrëveshje me Drenicës, 6 muaj më herët.
21 vjeçari ka theksuar se kjo ka qenë kërkesa e tij dhe se tani kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u kryer.
“Përshendetje për të gjithë ju , dua tju njoftoj që nga sot nuk jam më lojtar i KF DRENICA , pas kërkeses sime për të prishur marrëveshjen ( 6 muaj më herët ) klubi me mirkuptim e ka pranuar kan mbetur vetëm detajet , njeherit falenderoj të gjithë ata të cilët më perkrahen sa isha në Drenic , gjithashtu dua ti falenderoj bashkëlojtaret për kohën sa kaluam bashk. Drenicës i uroj gjitha të mirat , dhe suksese në vazhdim” – ka shkruar Grajqevci.
Ish futbollisti i Kek’ut, Prishtinës e Vëllaznimit, te Drenica ishte transferuar në verën e vitit të kaluar. Ditë më parë ai ka deklaruar se ka marrë disa oferta dhe shpejt pritet të bëhet me skuadër të re.