Sport

Mesazhi i Ballkanit për tifozët para ndeshjes së Kupës së Kosovës përballë Llapit

Ballkani do ta nis stinorin pranveror në futbollin kosovar me një ndeshje tejet interesante.

Më 9 shkurt, nga ora 13:00, Ballkani do të jetë mysafir i Llapit të Tahir Batatinës,

Ndeshja në fjalë luhet në “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, derisa për Ballkanin do të debutojë trajneri Bledi Shkëmbi.

Trajneri nga Shqipëria erdhi te Ballkani pas shkarkimit të Ismet Munishit, derisa kjo do të jetë ndeshja e tij e parë zyrtare.

Para ndeshjes në fjalë, klubi i Ballkanit i është drejtuar tifozëve suharekas me një mesazh, ku shpreson ta nisin mbarë garën e kupës.

 

Të dashur tifozë🧡🖤

Pjesa pranverore e Superliges për FC Ballkani fillon në ndeshjen e vlefshme për kupen e Kosoves ku skuadra jone do të ndeshet me nje rival shume të fort siç eshte KF Llapi.
Klubi jonë ka bere të gjitha pergatitjet e nevojshme për t’u pergatitur sa me mire per pjesen pranverore.
Shpresojme të na fillon mbare vazhdimi i gares.

KF Llapi – FC Ballkani
09.02.2021 / 13:00
Stadiumi “Zahir Pajaziti”-Podujevë

Na proftë e mbara Suharekë 🙏

Postime të ngjajshme
Sport

“Toki” flet për fitoren e Prishtinës në Mitrovicë

Sport

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës

Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin